Deputetët që votuan: Na tradhëtoi partia


Urgjentisht të ndërpriten sulmet ndaj deputetëve sepse ata janë vëllezër për nga gjaku dhe prejardhja. Me ta i ndanim qelitë e ftohta dhe të errëta në burgun e Shutkës, mos e harroni këtë. Ata janë vëllezërit me të cilët ende e ndajmë sallën e gjykatës, dhimbjen dhe nënçmimin.

-T’u përkujtojmë se shpresa e rreme është goditja më e rëndë ndaj arsyes njerëzore. Muajt e shkuar Mickoski na premtoi garanci të premtuar me pronë partiake dhe kjo nuk u realizua.

-U premtua propozim ligji për amnisti, edhe kjo nuk u realizua”.

Jove Kekenovski i cili qëndron prapa fraksionit demokratik në VMRO DPMNE, konsideron se në këtë rast ekzistojnë dy skenarë: ose Mickoski u ka dhënë premtim të rremë deputetëve të akuzuar, ose nga ana tjetër, në procesin e bisedimeve realisht ka ekzistuar kërkesë për amnisti, që tash del në shesh.

Është fakt që ai i ka shfrytëzuar të gjithë deputetët për të fituar pikë politike dhe për ta ngritur rejtingun e tij. Mendoj se me vetëdije i ka sakrifikuar për shkak se, nëse nuk do të dëshironte të shantazhohen, ai ka mundur t’i dorëzojë dorëheqjet e tyre të parevokueshme që deputetët i kanë firmosur që kur janë kandiduar, me siguri nëse nuk do të dëshironte të hyjë partia në situatë të këtillë, mund t’i tërhiqte të gjithë deputetët nga Kuvendi gjegjësisht të jepnin dorëheqje” – tha Jove Kekenovski

Lidhur me garancinë që të akuzuarit e përmendin në proklamatë, Kekenovski shprehet:

Unë nuk e di si mund të jetë garanci prona e partisë, me sa e di unë, godina qendrore apo Pallati i bardhë i është dhënë në hipotekë një banke maqedonase. Ndoshta eventualisht e ka garantuar pronën tjetër të cilën e posedon partia, por nëse tashmë ka premtuar, duhet ta përmbush”. – u shpreh Jove Kekenovski

Pas shumicës së dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, që u sigurua me deputetët e VMRO DPMNE-së, pikërisht fraksioni i Kekenovskit kërkoi kongres të jashtëzakonshëm të partisë dhe përgjegjësi politike nga kryesia aktuale, për siç thonë, politikën kapitulluese dhe ndërrimin e saj./Gazeta e Pavarur