Dënohet sulmuesi i Artan Grubit më 27 prill, dy veta pranojnë fajin


Vasko Cungarevski dhe Dimitar Popovski, dy nga të dyshuarit për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në kuvend, pranuan fajin për veprën penale, “dhunë”…

Cungarovski, ka marrë pjesë në dhunën në Kuvend dhe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, ka kërcënuar drejptërdrejt kryeministrin Zaev. Pas pranimit të fajit, ai u dënua me një vit e tre muaj burg.

I akuzuari i dytë, që sipas prokurorisë ka kërcënuar deputetin e BDI-së Artan Grubi, është dënuar me dy vite me kusht, nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk përsërit veprën.

Aktgjykimi nuk ka hyrë ende në fuqi, pasi të akuzuarit kanë të drejtë ankese në
Gjykatën e Apelit. Për dhunën e 27 prillit të kaluar, deri tani shqiptuar 9 dënime me kusht, ndërsa dy të akuzuar që pranuan fajin, janë dënuar me burg.