Dënime deri në 4 mijë euro për borën e pa pastruar në Maqedoni


Në ligjin për pastërti publike shkruan se komunat, komunat e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit janë të detyruara që të pastrojnë borën nga vendet publike më së voni deri në 6 orë pas fillimit të reshjeve të borës, përcjell Portalb.mk.

Në ligjin e njejtë thuhet se në kushte të dimrit, gjatë reshjeve të borës, të gjithë pronarët apo shfrytëzuesit e objekteve publike janë të obliguar që menjëherë të fillojnë me pastrimin e borës para objekteve që të krijohet qasje për lëvizje.

Ligji parashikon dënim më vlerë prej një mijë euro për personat, gjegjësisht për shfrytëzues të objektit publik që nuk pastron borën para objektit dhe dënim prej 4 mijë euro për personat juridik që nuk sigurojnë pastrimin e rregullt të vendeve publike në kushte dimërore.

Ekziston ligj i cili precizon se kush është përgjegjës për pastrimin e borës nga vendet publike, dhe kjo do të thotë që banorët që lëndohen për shkak të borës së pa pastruar që është nën kompetenca komunale, mund të ngrenë padi dhe të kërkojnë dëmshpërblim.