Delegacionet do të drekojnë në Oteshevë


Agjenda parashikon që pak para mesditës, delegacionet të arrijnë në Oteshevë, fshat në anën këndej kufirit me Greqinë, ku është organizuar një drekë e përbashkët. Në Prespën maqedonase, në lidhje të drejtpërdrejtë kemi gazetarin Besian Leka, i cili do të na tregojë për përgatitjet dhe situatën në këtë fshat.