Debat publik për ndotjen e ajrit

Debat publik për ndotjen e ajrit do të mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në debatin publik të cilin e organizon Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji pritet të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme, institucione, Shoqata dhe Asociacione të cilët do të japin mendimin e tyre për ndotjen e ajrit./Gazeta e Pavarur