Debat i dështuar për tatimin progresiv

Debat i dështuar për tatimin progresiv

  1. Debat pa përgatitje. Pas një serie reformash të filluara e lëna përgjysmë, së fundmi i erdhi rradha për trajtim njërit prej premtimeve kryesore parazgjedhore të SDSM, tatimit progresiv. Si[ premtoi gjatë fushatës qeveria e SDSM hapi debat publik për këtë tatim, i cili duhet të zëvendësojë tatimin e deritashëm të sheshtë prej 10%. Por si duket debati ka filluar pa përgatitje, pasi qeveria ende nuk ka një qëndrim konkret për të cilin do mund të debatohej. Kjo gjë lë hapësirë për një sërë dilemash që duheshin sqaruar para se të hapet debati, sepse kështu mungojnë një sërë definicionesh që do na bënin të qartë se [ka ndërmend saktësisht të bëjë qeveria. Pa këto nuk mund të ketë debat real.
  2. Pragu i tatimit. Kufiri mbi të cilin fillon tatimim më i lartë është elementi më i rëndësishëm i konceptit të tatimit progresiv. Ky kufi përcakton se kush do të preket nga ndryshimi dhe [farë do të jetë efekti i tatimimit. Gjatë kampanjës SDSM propozonte që të ardhurat mbi 1.000 Euro të tatimohen me 18%. Me po këtë propozim tani doli ministri i financave Tevdovski. Por ai menjëherë hasi në kundërshtim tek zëvendëskryeministri Angjushev i cili deklaroi se ky kufi është tepër i ultë, ndërsa vetë Zaevi nuk është deklaruar publikisht se kah anon. Si[ duket konsenzus për këtë [ështje nuk ka as brenda qeverisë, e kjo që në start humb shpresat se me reformën mund të arrihet konzensus më i gjërë politik e shoqëror..
  3. Bruto apo neto. Edhe sikur të kishte qëndrim të prerë për kufirin, qeveria nuk ka potencuar nëse flet për të ardhura bruto apo neto. Gjykuar nga deklaratat e Tevdovskit se tatimi do të kapë vetëm rreth 2% të të punësuarve duket se bëhet fjalë për të ardhura mbi 1.000 Euro neto. Por nga ana tjetër Zaev deklaroi se ai do të kapë rreth 74.000 persona, që na shtyn të mendojmë se ndoshta flitet për bazë bruto. Publiku pra është lënë krejtësisht në mjegull dhe është i detyruar të hamendet se [farë mendon qeveria. Do të ishte shumë më thjeshtë nëse ajo del e thotë se cili është kufiri dhe nëse e ka fjalën për të ardhura bruto apo neto.
  4. Në vjet apo në muaj. Njëlloj i rëndësishëm është orari i tatimit, gjegjësisht nëse tatimi shtesë do të llogaritet në bazë vjetore apo mujore. {farë do të ndodhë për shembull me dikë që fiton 500 Euro në muaj, por për një angazhim honorar në shtator është paguar 1.000 Euro shtesë? A do duhet të paguajë ai tatim shtesë në shtator, apo do bëhet një bilanc i ve[antë në fund të vitit ku do të llogariten dhe tatimohen të ardhurat e gjithë vitit? A do të trajtohet pra ky i punësuar si i pasur në shtator dhe i varfër muajve tjerë, apo do të llogaritet se mesatarisht ka patur rrogë 600 Euro në muaj dhe nuk e përfshin tatimi progresiv? {ështje që ndoshta nuk është aq e rëndësishme për qeverinë, por mund të jetë jetike për një numër të punësuarish në vend.
  5. Kush e paguan tatimin? E kujt do të jetë barra përfundimtare ligjore për të paguar tatimin, e punëdhënësit apo punonjësit? Megjithëse mund të duket [ështje banale që duhet të zgjidhet mes vetë subjekteve, kjo dilemë mund të ketë reperkusionë të rëndësishme ligjore. {farë ndodh me një person merr honorar nga më tepër vende, si[ është rasti me plot IT inxhinjerë? A do të vazhdojnë kontraktuesit t’i paguajnë tatim 10% si deri sot duke i lënë që tatimin eventual progresiv t’a paguajë vetë, apo tatimi progresiv do të kalkulohet dhe paguhet nga secili punëdhënës ve[mas? Mu për këso rastesh është mirë të dihet forma e saktë administrative e pagesës së tatimit dhe kujt i mbetet përgjegjësia përfundimtare ligjore. As për këto dilema qeveria nuk ka bërë zë.
  6. Sektori publik. Tatimi progresiv gjithsesi do të dalë nga xhepi i dikujt, i punëdhënësit ose punonjësit. Në sektorin privat me gjasë kjo pagesë shtesë do të jetë [ështje marrëveshjesh mes të dyve, por është e paqartë se [‘do të ndodhë me të punësuarit në sferën publike, si ministrat, drejtorët e deputetët. A do t’a paguajnë ata tatimin nga xhepi i tyre, apo do t’ua mbulojë shteti? Duke i njohur pushtetarët tanë, me siguri edhe këtë barrë ata do ja kalojnë buxhetit. Kështu tatimi progresiv do të ngarkojë edhe më buxhetin, një ngarkesë tjetër kjo për sektorin privat. Me gjasë ai do të rezultojë me ulje të rrogave në sektorin privat, ashtuqë funksionarët të vazhdojnë të shijojnë beneficionet e tyre.
  7. Dividendat, qiratë, fitimi. Më në fund ngelet [ështja se kë tjetër do të përfshijë ky tatim progresiv. A do të llogariten këtu si të ardhura edhe dividendat e qiratë dhe a do të përfshijnë edhe sektorin privat apo vetëm personat fizikë. {farë do të ndodhë me tatimin në fitim të firmave? A ka qeveria plan që t’i nënshtrojë edhe ata nën tatim progresiv, apo nuk do të ketë guxim të ballafaqohet me lojtarët e mëdhenj, gjigantët komercialë me fitimet më të majme.

Lista më lartë nuk shter [ështjet e hapura në lidhje me tatimin progresiv, por shërben si listë çështjesh që duheshin mbyllur me kohë ashtuqë të kemi debat real. Është për të ardhur keq që qeveria edhe këtë [ështje të rëndësishme ekonomike e merr shkel e shko dhe akoma nuk ka qëndrim publik as për këso gjërash elementare të kësaj reforme.

Robert Nesimi