Darko Dimovski kryetar i ri i LSM-së


U.d. kryetar i LSM-së, Darko Dimovski në vazhdimin e sotëm të Kongresit të jashtëzakonshëm është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Ai është zgjedhur përmes votimit publik me 68 vota “për” nga gjithsej 108 delegatë të cilët morën pjesë në vazhdimin e Kongresit të jashtëzakonshëm i cili sot u mbajt në Shkup.

Kryesuesi i Kryesisë punuese të Kongresit, Robert Simonovski deklaroi se Dimovski është zgjedhur në mënyrën më demokratike përmes votimit publik. Pritet që të kenë fjalim kryetari i ri Darko Dimovski i cili deri tani e ushtronte funksionin u.d. kryetar i Sindikatës.

Paraprakisht, kandidati i dytë Peco Grujovski nga AOGJSH e braktisi Kongresin duke komentuar se bëhet fjalë për kongresin më kontrovers dhe se ka humbur edhe Sindikata dhe punonjësit.