DAP: Deri më 30 prill do të dorëzohet Paraqitja tatimore vjetore preliminare për vitin 2018


Më 30 prill skadon afati përfundimtar për dorëzim të Paraqitje tatimore vjetore për vërtetimin e tatimit personal të të ardhurave për vitin 2018 për qytetarët nga ana e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), ndërsa aktiviteti për gjenerim dhe dorëzim të Paraqitjeve tatimore vjetore është në vijim. Tatim-paguesit  – personat fizikë, që janë regjistruar në sistemin “e-Tatim personal” përmes profileve të tyre shfrytëzuese mund të kryejnë verifikim në Paraqitjet tatimore vjetore, informon DAP.

“Qytetarët kanë mundësi më së voni deri më 31 maj ta konfirmojnë apo korrigjojnë Paraqitjen preliminare tatimore vjetore. Deri në përfundim të afatit përfundimtar ligjor, qytetari mund ta ndërrojë statusin e paraqitjes, gjegjësisht ta vërtetojë apo korrigjojë. Pas skadimit të afatit ligjor, gjegjësisht më 1 qershor, Paraqitjet tatimore vjetore do të marrin status të paraqitjeve përfundimtare tatimore, konform statusit të fundit të Paraqitjes tatimore vjetore – të konfirmuar apo korrigjuar, thonë nga DAP do të vërtetohen edhe Paraqitjet tatimore vjetore, të cilat nuk janë as të vërtetuara, as të korrigjuara nga ana qytetarit.

Paraqitjen tatimore vjetore të cilën qytetari e ka korrigjuar, ndërsa ka marrë status të paraqitjes tatimore përfundimtare, porosisin, do të duhet të aprovohet nga një person zyrtar i Drejtorisë për të ardhura publike.

“Nëse personi zyrtar nuk e aprovon paraqitjen do të pasojë marrje e vendimit për vërtetim të tatimit personal të të ardhurave për vitin 2018”, precizojnë nga DAP.

Nga Drejtoria apelojnë që qytetarët që kanë realizuar të ardhura, ndërsa ende nuk janë regjistruar në sistemin e-Tatim personal, këtë ta bëjnë në afat të shkurtër të mundshëm.