Danev: Nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese
VMRO-DPMNE-ja sonte kishte mbledhur Komitetin Ekzekutiv për të diskutuar zhvillimet e fundit pas referendumit përfshirë edhe opsionin për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mbledhje pritet të mbajë në çdo moment edhe Komitetit Ekzekutiv i LSDM-së. Ndërsa në selinë e VMRO-DPMNE-së pas mbarimit të mbledhjes Dragan Danev duke komentuar rezultatin e referendumit ,qartësoi për publikun se ai personalisht nuk do të voton për ndryshime kushtetuese.
Menjëherë pas përfundimit të ditës së referendumit, unë kam shprehur mendimin tim personal se ky proces ka përfunduar për mua, dhe se vullneti i qytetarëve u shpreh qartë dhe në mënyrë decide gjatë referendumit” u shpreh Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.