Danev i sigurt: Nesër qeveria e Zaevit bëhet pjesë e historisë


Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të përgaditur me diskutime të sqarojnë arsyet dhe argumentet kundër qeverisjes 10 muajshe të Qeverisë aktuale, ka deklaruar sot koordinatori partisë opozitare VMRO-DPMNE Dragan Danev, në të cilën nesër ora 11:00 është caktuar seanca për mosbesim të Qeverisë në kërkesë pikërisht të partisë opozitare, transmeton Zhurnal.

Danev apeloi deri te të gjithë deputetët që para votimin para vetes të vendosin interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe jo interesat partiake.

“Nëse i udhëheqin ato interesat, jam i sigurt se do të kemi 61 vota”, tha Danev.

Është mëse e qartë se në seancën e nesërme nuk do të mbështetet kërkesa e VMRO-DPMNE-së e cila është nënshkruar nga 41 deputet, edhe pse grupi parlamentare i kësaj partie numëron më shumë.