Çka po gatuan lideri i PDSH, Menduh Thaçi?


Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi së fundi nuk është ekspozuar në media. Ai po qëndron larg tyre, duke qëndruar me struktura partiake, por edhe në rrethin familjar.

Thaçi nuk ka folur edhe për zërat se partia e tij do të përfshihet në qeverinë e Zoran Zaevit, duke marrë post ministror, por duke zëvendësuar edhe Aleancën për Shqiptarët, në rast se ajo do të braktisë koalicionin.

Së fundi janë tendosur marrëdhëniet midis ASH dhe BDI dhe se kjo e fundit në mënyrë indirekte ka preferuar PDSH-në me dy deputetë që të jetë në Qeveri. Por kreu i kësaj partie deri tani nuk ka folur për hapat e mëtutjeshëm.

Kreu i PDSH-së ditëve të fundit është parë në takime me ambasadorë të vendeve europerëndimore, ku është biseduar për zhvillimet aktuale. PDSH siç thuhet vazhdon të jetë e përcaktuar për reformat dhe integrimin sa më të shpejt të vendit në strukturat euroatlantike. tetova1.mk