Cipas bisedon me liderët tjerë vështirësitë e kalimit të Marrëveshjes së Prespës


Në margjinat e një samiti të mbajtur në Nikozia, kryeministri grek Aleksis Cipras ka folur për protestat dhe vështirësitë që pasuan miratimin e Marrëveshjes së Prespës. Një video të publikuar nga televizioni grek Antena, shfaqet dialogu i Ciprasit me presidentët e Francës dhe Qipros, Macron dhe Anastasiadis, ndërsa temë ishte protesta e fundit në Athinë kundër marrëveshjes për emrin.

“Ishte e vështirë. Kishte shfaqje të populistëve të ekstremit të djathtë kundër marrëveshjes”, thoshte Cipras.

“Sa kanë marrë pjesë?”, pyet Macron.

“Protesta e fundit ishte rreth 70,000. Jo 17, por 70. Shtatë, zero. Nuk ishte aq e madhe”, shpjegon kryeministri grek.

Në një fragment tjetër nga dialogu në margjinat e Samitit, Macron e pyet Ciprasin nëse shumica e qytetarëve mbështesin marrëveshjen, raporton MIA nga Athina.