Champions League, kush kë do të fiton!?


Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në garë me njëri-tjetrin, si dhe me historinë e futbollit botëror. Rekordet që vendosen, nëse fitojnë këtë vit çmimet individuale “Këpuca e Artë” dhe “Topi i Artë”.

Ashtu siç fare mirë mund të fitojë katër trofe të rëndësishëm këtë sezon (tre me Barcelonën- Champions, La Liga, Kupa e Mbretit dhe një me Argjentinën, Kupa e Botës), Lionel Messi shihet favorit dhe mund të fitojë gjithashtu, edhe çmimin më të rëndësishëm në kontinent, në planin individual të një sulmuesi, Këpuca e Artë.

Sipas rregullores dhe koeficientit që ka një gol në ligat e Europës, Messi me 29 gola që ka shënuar deri tani, shihet në garën Europiane me sulmuesin e  Liverpool, Mohamed Salah. Për një lojtar si Leo Messi, pavarësisht prioriteteve që kanë sukseset e ekipit dhe ndonëse ai nuk është sulmues i mirëfilltë, është e mundur të jesh edhe në një garë të tillë, sikurse edhe të thyesh rekord. Futbollisti argjentinas ia ka dalë në fakt, plot katër herë në sezonet e tjera, të fitojë këtë çmim. Numri 10 i Barcelonës e ka fituar katër herë Këpucën e Artë dhe nëse e fiton edhe këtë sezon, do të jetë lojtari i parë në histori që e siguron plot pesë herë atë, si askush tjetër: 2009-’10 (68 pikë, 34 gola), 2011-’12 (100 pikë, 50 gola), 2012-’13 (92 pikë, 46 gola) e 2016-’17 (74 pikë, 37 gola).

Cristiano Ronaldo i Real Madrid e ka fituar gjithashtu Këpucën e Artë, katër herë. Portugezi akoma nuk mund të quhet jashtë garës, sepse këtë sezon ka shënuar 23 gola, por i duhet të realizojë deri në fund të kampionatit plot 7 gola më tepër se Messi, për të parakaluar rivalin e tij.  Ronaldo e fitoi çmimin në sezonin 2007-’08 (me Manchester United), 2010-’11, 2013-’14 (e ndau me Luis Suárez, atëherë te Liverpool) dhe 2014-’15 (dhe i fundit me Madrid). Messi e Ronaldo, pasi kanë ndarë në dekadën e fundit nga pesë herë secili Topin e Artë, në fund të këtij viti, duket se do ta synojnë sërish atë për të vendosur një rekord tjetër botëror. Ky çmim do të jepet për atë që do të ketë një performancë më të mirë në Champions dhe në finalet e Kupës së Botës, në dy gara ku të dy lojtarët janë me klubet dhe ekipet e tyre kombëtare, ende në garë.

Champions League

(Çerekfinalet e kthimit)

10 prill

20:45 Manch City – Liverpool      (0-3)

20:45 Roma – Barcelona                (1-4)

11 prill

20:45 B. Munich – Sevilla               (2-1)

20:45 R. Madrid –  Juventus          (3-0)