Carovska: Vepër penale është punëtorët të kërkojnë të kthejnë një pjesë të pagës minimale


Pronarët të cilët i detyrojnë punëtorët t’ua kthejnë një pjesë të pagës minimale bëjnë vepër penale. Kjo është vjedhje e punëtorëve dhe ata duhet të inkurajohen dhe t’i denoncojnë rastet e tilla që punëdhënësit të dënohen dhe kjo praktikë të ndërpritet, porositi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Ajo tha se të gjithë punëtorët të cilët kanë dëshmi dhe janë të gatshëm të dëshmojnë duhet të drejtohen në Ministri ose personalisht tek ajo dhe më pas rasti të denoncohet në Inspektoratin shtetëror të punës. Ndryshe, tha Carovska, kemi raste kur inspektorët shkojnë në terren dhe e konstatojnë gjendjen e dokumentacionit të pastër.

“Kemi mjaft situata alarmante ku puna në letër është e pastër, por në praktikë është e gabuar. Dhe pikërisht për këtë ata edhe nëse alarmojnë tek organizatat e shoqërisë civile edhe nëse alarmojnë në Inspektoratin Shtetëror të Punës derisa nuk janë të gatshëm të japin deklaratë dhe të dëshmojnë me minimum një të punësuar të kompanisë së njëjtë ne me shumë vështirësi do ta përmirësonim sistemin”, tha ministrja Carovska.

Nëse punëtori ia kthen pagën punëdhënësit dhe nuk është i gatshëm të dëshmojë, thotë ministrja, ajo nuk ka mundësi t’i ndihmojë.

“Unë me vetëdije dhe publikisht them se do t’i mbroj në procesin e sjelljes së vendimit pasi që përgjegjësia është penale. Kjo është plaçkitje prej punëtorit. Ne japim subvencione që të mundet punëtori ta marrë pagën minimale dhe jo të mbushet xhepi i punëdhënësit”, tha ministrja Carovska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp të prezantimit të buxhetit të MPPS për vitin 2018.

Në buxhetin për vitin 2018 për pagën minimale janë siguruar 461 milionë e 250 mijë denarë.