Buzaku kërkon nga Rexhepi për 72 orë të largohet nga BFI-ja, në të kundërtën do të publikojë ,,bomba”


Skender Buzaku sot i ka vendosur ultimatum kreut të Bashkësisë Fetare Islam, Sulejman Rexhepi që në afat prej 72 orëve të largohet nga BFI-ja, në të kundërtën do të publikojë dëshmi dhe fakte për aktivitetet kriminele, që i ka cilësuar si vepra të rënda penale.

Para selisë së BFI-së ka sigurim të përforcuar policor, ndërsa Buzaku ka vendosur orë, me të cilin numërohen 72 orët, që ai ia ka vendosur Rexhepit.

“Sot jemi para dyerve të BFI-së, të uzurpuar nga Sulejman Rexhepi juridikisht nga viti 2011, ndërsa nga viti 2019 edhe realisht. Këtu dua të transmetoj dy mesazhe të shkurtëra. Me të parën u bëj thirrje të gjithë profesorëve, teologëve, hoxhallarëve që janë dëbuar nga ana e Sulejman Rexhepit, në të ardhmen ato do të kyçen, por edhe të gjithë të tjerët që janë brenda, e që nuk janë krim ua japim fjalën se do t’i humbin vendet e punës, vetëm do t’i avancojmë dhe do të krijojmë  kushte më të mira për punë”, deklaroi Buzaku.

Mesazhi i dytë, që e transmetoi i përket ultimatumit që i ka vendosur Rexhepit.

“Mesazhi i dytë është për Sulejman Rexhepin që ta lirojë BFI-në për 72n orë, i japim 72 orë, nëse nuk jep dorëheqje, ndërsa nuk dëshiron të tërhiqet nga BFI-ja atëherë ne kemi dëshmi dhe fakte të tmerrshme për të cilat do të habitet gjithë Maqedonia, shteti ynë”, tha Buzaku.

Në pyetjen pse periudhën e kaluar nuk është prononcuar, Buzaku u përgjigj se nuk ka mbajtur konferencë shtypi për shkak të prioriteteve tjera me të cilat është përballur shteti dhe organet e saj, para se gjithash integrimet euroatlantike. Shtoi se kjo nuk do të thotë se nuk kanë punuar dhe se nuk i kanë përcjellë ngjarjet.

Trazirat në BFI janë shkaktuar pasi që në prill Buzaku është prononcuar për kryetar, por megjithatë Rijaseti ndaloi prapa Rexhepit.

Resi ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi mbetet kryetar i Bashkësisë Fetare Islame porositi Rijaseti nga fundi i prillit dhe potencoi se është trupiu i vetëm që e emëron kreun e BFI-së dhe se vendimi gjyqësor për ndërrimin e tij dhe gjithë rasti janë skandaloze, prapa së cilës qëndron politika.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame nga fundi i prillit mbajti seancë në Kondovë, pas përfundimit të së cilës kteu aktual i BFI-së, Resi ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi  deklaroi se Bashkësia Islame është shumë e zemëruar nga ky skandal.

Seanca pasoi pasi që Buzaku duke iu referuar vendimit gjyqësor paralajmëroi se nga nesër ai është kreu i ri i BFI-së.

“Do ta drejtoj BFI-në konform vendimit gjyqësor”, tha Buzaku nga fundi i prillit, duke shtuar se ka kërkuar që policia financiare të bëjë ekspertizë në punën e deritanishme të kryetarit Sulejman Rexhepi.