Butaris: Zaev premtoi ndërrimin e emrit të aeroportit


“Çështja e emrit doli nga binarët për shkak të marrëzive të politikanëve”, tha kryetari i Selanikut, Janis Butaris në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve APE. “Njerëzit duan të gjejnë identitetin e tyre. Me lëshime nga të dyja anët, por edhe nga opozita, janë të përgatitur për kompromis. Zaev tha se do ta ndryshojë emrin e aeroportit, do ti ndryshojë tabelat në rrugë”, është shprehur Butaris. Ai në intervistë ka theksuar se në darkën e fund-vitit me Zaevin në Selanik kanë rënë dakord të organizohen ngjarje kulturore në të dy qytetet, me vallëzime, muzikë dhe ligjërata të ndryshme.