Butaris: Kontesti duhet të zgjidhet tani


Prefekti i Selanikut, Janis Butaris, vlerëson se tani është momenti i duhur për të mbyllur kontestin shumë vjeçar për emrin. Në fjalimin të mbajtur gjatë konferencës “Nacionalizmi kundrejt patriotizmit”, të organizuar nga partia greke “Potami”, duke bërë krahasim mes patriotizmit dhe nacionalizmit, ai ka deklaruar se me patriotizmin fitohen, ndërsa me nacionalizmin humben mundësitë. Ai më tej shtoi se shkupjanët nuk janë kanibal.

JANIS BUTARIS, PREFEKT I SELANIKUT

“Prandaj e ftova Zoran Zaevin këtu për ta pritur Vitin e Ri. Jemi të lidhur personalisht, ndërsa ai është njeri serioz. Nga çka kemi frikë, se ndoshta fqinjët do të na e marrin Selanikun? Tani e kemi mundësinë që të përfundojmë me këtë çështje të hapur, në dobi të Greqisë, sepse sot vendi fqinj në tërë botën është i njohur vetëm me emrin kushtetues. Shkupjanët nuk janë kanibalë, vetëm pse i ka udhëhequr Gruevski, një nacionalist radikal, i barabartë me ultra patriotët tanë”.

Ndërkohë, sot në parlamentin grek pozita dhe opozita janë përplasur në lidhje me çështjen e emrit. Debati në Parlamentin grek, rreth pyetjeve të deputetëve për Shqipërinë dhe Maqedoninë nga Dora Bakojani deri te Nikos Koxias, u shndërrua në akuza të ndërsjella për diplomaci të fshehtë,.

Kocias ka shtuar se Demokracia e Re opozitare dhe partitë e tjera janë të njoftuara hollësisht për rrjedhën e negociatave.

NIKOS KOCIAS, MINISTËR I JASHTËM

“Kanë ekzistuar negociata për Shkupin me ish agjentin e nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës. Ne punë të këtilla nuk bëjmë. Për çështjen e Shkupit, si parti ishit të njoftuar hollësisht nga vetë kryetari i Qeverisë, nga zoti Aleksis Cipras, njëjtë ishte edhe me partitë e tjera”.

Ndërkaq, nga aeroporti i Shkupit mbrëmë është larguar përmendorja e Aleksandrit të Madh, pasi para disa ditëve ishte hequr edhe mbishkrimi “Aleksandri i Madh”. Përmendorja në aeroport ishte vendosur në vitin 2011 pasi TAV u bë koncensioner. Vendimi për riemërtimin e aeroportit dhe të autostradës ishte marrë në seancën e Qeverisë në fillim të shkurtit të këtij viti, ndërsa në shenjë të vullnetit të mirë dhe ngrohjes së marrëdhënieve me Greqinë. /Shenja TV