Bullgaria do ta lehtëson procedurën për marrjen e nënshtetësisë
Bullgaria do ta lehtëson procedurën për marrje të nënshtetësisë, transmeton Zhurnal.
Deri më tani 71.524 nënshtetas Maqedonas kanë kërkuar nënshtetësi të Bullgarisë. Këtë e deklaroi zëvendës kryetarja Iliana Jotova në Shkup, njoftoi BGNES, transmeton Zhurnal.
“Nga fillimi i mandatit të kryetarit të Rumen Radev, i cili hyri në funksion në Janar të këtij viti, 1,184 nënshtetas Maqedonas kanë fituar nënshtetësi Bullgare” tha zëvendës kryetarja Jotova gjatë kohës së takimit në ambasadën Bullgare në Republikën e Maqedonisë.
Ajo premtoi që në të ardhmen e afërt për marrjen e nënshtetësisë Bullgare do të lehtësohen.
“Ju premtoj se shumë shpejt do të lehtësohet procedura për marrjen e nënshtetësisë Bullgare”.