Bozhinovski: Pa marrëveshje finale për emrin, s`ka NATO


Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias nis një turne diplomatik në Serbi, Kosove dhe Maqedoni. Vizitat e tij në Prishtinë dhe Beograd zhvillohet gjatë të martës ndërsa takimi i tij me homologun maqedonas Nikola Dimitrov do të mbahet të enjten në Ohër.

Kryediplomati grek është shprehur optimist se takimi i tij me Dimitrovin do të jetë një hap i madh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Nëse do të ketë zhvillime pozitive në Ohër pritet shumë shpejt një takim mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.

Ne lidhje me emrin e Maqedonisë, burime diplomatike bëjnë të ditur se Athina mund të bej një hap prapa për ndryshimet kushtetuese të Ish-Republikës Jugosllave te Maqedonisë, ku Kocias po mundohet të gjejë një zgjidhje të mesme.

Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për hulumtime politike-Shkup, është skeptik për përparim të mundshëm të Maqedonisë në Aleancë pa marrëveshje finale.

“Nëqoftëse do të arrihej marrëveshje ku do të përfundonte çështja e emrit, atëher po do të mundej. Por nëse nuk ka marrëveshje përfundimtare atëher nuk besoj se mund të presim ndonjë debllokim nga ana e Greqisë për antarësim në NATO”, thotë Bozhinovski.