Boshnjakovski: Me PDT-në ka marrëveshje, po bisedohet me BESËN


Me Partinë Demokratike Turke ekziston marrëveshje për koalicion, ndërsa me Lëvizjen BESA ende po bisedohet. Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, gjatë konferencës për shtyp, i pyetur lidhur me zgjerimin e koalicionit qeveritar, njofton Shenja.
“Sa i takon partisë turke po, tashmë ekziston marrëveshje, ata në njëfarë mënyrë, tashmë janë pjesë e koalicionit qeverisës, megjithatë për të gjitha informacionet e mbetura akoma është herët që të flitet. Kryeministri paralajmëroi se deri në fund të muajit prill do të rrjedh ky proces, kështu që mbetet të presim e të shohim. Në momentin që do të kemi ndonjë vendim si Qeveri, do të ju informojmë”, ka deklaruar Boshnjakovski.