Boshnjakovski: Ligjin për përdorimin e flamujve duhet ta respektojnë të gjithë
Gjithçka që është konfirmuar në Ligjin për përdorimin e flamujve duhet ta respektojnë të gjithë, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.
Pas ngjarjes në Ohër kur në Kështjellën Samoil ishte vendosur një flamur i madh shqiptar nga ana e një grupi folklorist për çka ishte caktuar edhe dënim gjyqësor, Boshnjakovski tha se Qeveria nuk i komenton vendimet gjyqësore.
“Atje tashmë kemi vendim gjyqësor parësor, Qeveria nuk i komenton vendimet gjyqësore. Megjithatë, pasiqë vendimi gjyqësor është i tillë që është e qartë se ka disa shkelje të Ligjit për përdorimin e flamujve”, tha Boshnjakovski i pyetur për komentin e deklaratës së zëvendëskryetarit për Çështje Evropiane Bujar Osmani se sipas Ligjit, flamuri shqiptar mund të vendoset kudo.
Siç plotësoi Boshnjakovski çdo shkelje e ligjit për përdorim të flamujve sanksionohet pa dallim të flamurit. Në shtet kemi ligj për përdorimin e flamujve me dispozita të qarta, klauzola dhe nene. Gjithkund ku është e lejuar, lejohet, ai është ligj dhe të gjithë duhet ta respektojnë pa dallim se për cilat flamuj bëhet fjalë. Përderisa ka shkelje të ligjit absolutisht se vijojnë sanksionet”, tha Boshnjakovski.