Boshnjakovski: BE-ja e njohu Maqedoninë si vend i ndryshimeve pozitive


Vendimi i BE-së që Maqedonia të fillojë negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019, tregon se Maqedonia është njihet si vend i ndryshimeve pozitive dhe reformave ekonomike dinamike, deklaroi sot në konferencën për shtyp, zëdhënësi Mile Boshnjakovski, duke e komentuar vendimin e djeshëm të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së që të japë rekomandim të kushtëzuar për negociata në qershor të vitit 2019.

“Maqedonia është e njohur si vend i ndryshimeve pozitive, i procesit dinamik të reformave, të inkluzivitetit dhe i dialogut të përgjithshëm. Kemi marrë njohje se jemi vend në të cilin ka vullnet të mirë politik që t’i zgjidh kontestet me fqinjët dhe vend i qytetarëve, të cilët kanë treguar se kanë vizion të shprehur qartë për të ardhmen evropiane”, tha Boshnjakovski.

Theksoi se dje ishim dëshmitarë për herë të parë në 15 vitet e fundit që vende mike të Bashkimit Evropian t’i mbrojnë interesat e qytetarëve të Maqedonisë dhe si ministra të rajonit – Bullgaria dhe Greqia angazhohen për qytetarët e Maqedonisë.

Ai përkujtoi në përfitimet të cilat vendi do t’i merrte me anëtarësimin në BE dhe NATO, e ato janë investime të rritura të huaja, ndihmë e rritur financiare për vendin me çka, siç tha, do të kontribuohet për jetë më cilësore për qytetarët e Maqedonisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse nuk tregohet se data e theksuar është e kushtëzuar dhe varet nga plotësimi i kushteve shtesë, zëdhënësi qeveritar theksoi se data është qartë si kristal. Po, tha Boshnjakovski, ai është i kushtëzuar, por po flasim për qershorin e vitit të 2019.