”Bombat” do të përdoren si dëshmi në procedura gjyqësore për lëndët e PSP-së


Gjykata e Apelit ka vendosur që përgjimet të përdoren si dëshmi në lëndën ”Titanik” ku të akuzuar janë udhëheqës të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për mbi 1000 biseda të cilat tregojnë pjesëmarrje të të akuzuarve në montime të zgjedhjeve dhe falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Me këtë vendim, përgjimet do të përdoren në procedurat gjyqësore të lëndëve të PSP-së ku ka 20 të akuzuar, ndër të cilët edhe Nikolla Gruevski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankuloska, pastaj Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer. Ata akuzohenpër bashkim kriminal, keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatave zgjedhore dhe për shkelje të të drejtës zgjedhore.