Blerim Reka skeptik për hapjen e negociatave me BE-në në tetor


Ish-diplomati nga Maqedonia e Veriut dhe kandidat për president në zgjedhjet e fundit, Blerim Reka, sheh me skepticizëm ndaj çështjes për marrjen e datës në tetor për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Duke marrë pjesë në ditarin e televizionit tiranas Ora njus, deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë dy kushte, nëse jo, “do të përshëndetet nga data për fillim të negociatave në tetor”.

Sipas tij, bëhet fjalë për dy kritere lidhur me sundimin e së drejtës, rasti “Reket” dhe miratimi i Ligjit për prokurorinë publike.

Thekson se çështja e anëtarësimit në BE është edhe teknike, e cila kërkon standarde, kritere, etj. për të cilat dyshon se Maqedonia do t’i përmbushë.

“Dhe në prill të këtij viti thashë se Maqedonia nuk do të marrë datë në qershor edhe tani them, sepse është shumë vështirë të merret datë në tetor. Përse? Tre shtete anëtare, Franca, Holanda dhe Gjermania, nuk janë të bindura se Maqedonia ka arritur përparim në riformimin e sundimit të së drejtës. Rasti ‘Reket’ nuk ishte rast në prag të datës në qershor, ai i shfaq më 15 korrik. Kjo do të thotë se tani kemi dy limite kufizuese për datë. Së pari, kjo është ndriçimi i rastit ‘Reket’ përkatësisht vërtetim se vendi ka kapacitet menaxhues për zbatim të sundimit të së drejtës. Së dyti, më 15 shtator përfundon mandati i Prokurorisë Speciale Publike”, deklaroi Reka.

Sqaroi se në rrjedhë janë negociatat mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe opozitës për ligjin e ri për prokurorinë publike, në të cilën “do të inkorporohet Prokuroria Speciale Publike”.

“Nëse nuk sillet Ligji për prokurorinë publike deri më 15 shtator, do të mund të përshëndetemi me datën në tetor. Me fjalë të tjera, unë jam skeptik se në tetor Maqedonia do të marrë datë për negociata nëse nuk i përmbushë këto dy kushte që janë të lidhura me sundimin e së drejtës”, konstatoi Blerim Reka.