Bisedimet për Specialen vazhdojnë, ftohet edhe opozita shqiptare


Kryeministri Zoran Zaev  nuk beson se kanë dështuar bisedat  për ligjin e prokurorisë publike dhe statusin e ardhshëm të PPS-së me partinë më të madhe opozitare  VMRO-DPMNE. Konsideron se me biseda mund të vjen  deri te zgjidhja pas së cilës mund të ndalen të gjithë dhe se deri në fund të muajit mund të mbyllet kjo çështje. Prej sot,  siç paralajmëroi, fillojnë bisedat  edhe me partitë më të vogla opozitare dhe grupet  më të vogla parlamentare.

“Ky është një nga ligjet më të rëndësishme në gjyqësi. Ministria e Drejtësisë sot i fillon bisedat me partitë më të vogla politike dhe grupet më të vogla parlamentare. Nuk besoj se kanë dështuar bisedat edhe me partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE”, deklaroi sot Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të tribunës në Kumanovë.

I pyetur nëse pret deri më 1 prill të vendoset ligji, Zaev u përgjigj se përderisa  bëhen përpjekje është e mundur.

“Mendoj se ka kohë, edhe pse Parlamenti  nuk punon që të mos japë  vegla politike të politikanëve dhe të deputetëve të keqpërdoren për shkak të fushatës,  atëherë mund të konvokojë seancë  në muajin prill. Nuk do të doja kjo temë të keqpërdoret në fushatë. Do të ishte mirë ta mbyllim këtë çështje para fushatës”, deklaroi kryeministri.

I pyetur cilat nga kushtet e grupit opozitar të punës janë të pranueshme, Zaev tha se  për të është e pranueshme gjithçka që është e mundshme me kushtetutë,  ajo që është e pranueshme për qytetarët, që është në frymën e Komisionit të Venecias, në frymën e reformave dhe të strategjisë në gjyqësi. Për atë potencoi, mundohemi edhe ne si shtet, por edhe partnerët tanë evropian. Sqaroi se parimet  për të cilat mundohen  tashmë janë të pranueshme ose të implementuara në ligjvënien tonë, një pjesë e pushtetit paraprak, ndërsa një pjesë e pushtetit të tanishëm.

“Besoj se është e mundur të gjithë së bashku të ndalemi pas një zgjidhje cilësore me të cilën do të mundësojmë  së pari ne si faktorë politik  të kemi besim, ndërsa gjithsesi edhe qytetarët,  sepse do të ketë impakt serioz në pjesën e luftës  kundër krimit, korrupsionit, por edhe rregullim  të normave juridike në vend”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në Kumanovë.