Bileni u tregua burrë, kurse ish ministra shqiptarë të drejtësisë fajtorë që kalben shumë djem tanë


Gjyla Çeliku

“Kishte kohë që ky shtet dënonte të pafajshmit dhe pas 15 vitesh i lironte n’mungesë dëshmishë e faktesh, kishte kohë që ky shtet dënonte me shekuj, kishte kohë që ky shtet funksiononte si shtet ku gjyqësia kontrollohej nga politika. Shteti i Maqedonisë ka pasur ministra të drejtësisë, bile shumica kanë qenë shqiptarë, disa nga ata Prof.Dr që s’bënin zë edhe pse ishte profesor i drejtësisë nga i cili prita shumë, por u dëshpërova shume…. Bilen Saliji bëri ate që nuk e bënë ish ministrat, u tregua burrë shqiptar, kurse ju ish ministra s’di a do mund të gjeni paqe në këtë jetë sepse kalben shqiptarët tonë pa pikë faji. Ju prioritet kishit pozitën , jo hallin tonë dhe s’kishit guxim të jeni si Bileni, por duke ruajtur pozitën humbët popullin. Bilen ti fitove popullin, nesër bashkohu me ne në protestë, merr frymë lirë, i pafajshëm dhe ndjeje dashurinë e popullit e cila s’ka çmim!
Të uroj Bilen dhe të them që”Bota nuk rrotullohet vetëm rreth pozitave dhe nuk përfundon aty, veprat e mira janë hajër”!
Me shumë respekt,
Unë.”