Bilen Saliji ulet në karrigen e zv/drejtorit të MEPSO-s


Ish-ministri i drejtësisë, Bilen Saliji kalon në post drejtori. Ai në mbledhjen e fundit të Qeverisë është zgjedhur zv/drejtor i MEPSO, kompani elektroenergjetike që është në pronësi shtetërore e themeluar në vitin 2005.

Ai disa muaj më parë ishte dorëhequr nga posti i ministrit të drejtësisë pas vendimit gjyqësor për rastin e Almirit. Saliji më parë ka qenë drejtor në  NP “Komunales” në Vrapçisht, pastaj drejtor në Inspektoratin e Gjuetisë dhe Pylltarisë të Maqedonisë. Ai ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në luftën e vitin 2001 në Maqedoni, njofton INA.