Bilalli: Ndryshimi i emrit, Maqedonisë do t’i kthehet si bumerag pozitiv


Mersel Bilalli, këshilltar politik i kryeministrit Zoran Zaev dhe njohës i mirë i rrethanave politike në vend thotë se me ndryshimin emrit të Republikës së Maqedonisë nuk shembet qielli, por ajo mund të jetë një zgjidhje pozitive për të gjithë, transmeton Zhurnal.

“Tanimë kur është e qartë se emri duhet të ndryshohet disa segmnet të caktuar prekin në atë që ndoshta dikush mund ta quan identitet e cila meriton të bisedohet se a është i tillë ose jo. Do analiza shumë interesante që i kam përcjell që kanë të bëjnë me zgjidhje shumë emocionale të problemeve dhe për të cilat burr-shtetasit kanë vendosur të zgjidhin problemin duke rrezikuar ose duke fljuar nga rejtingu i vetë, bile edhe nga funksioni i vetë dhe funksionet e mundëshme në të ardhmen, por përkundurazi pasi që e ka zgjidh një problem shumë të vështirë, njerëzit janë ndesh me realitetin dhe paraprakisht qoftë se kanë menduar se gjithë qielli shembet dhe realisht pasi zgjidhet problemi shohim se nuk ka diçka dramatike, jeta vazhdon dhe asgje konkrete nuk ndodh ajo kthehet në bumerang pozitiv”, ka thënë Bilalli në ClicPlus, transmeton Zhurnal.

Nga ana tjetër, profesori universitar Mersim Maksuti duke folur për nryshime të mundëshme të Kushtetutës së vendit për këtë çështje vlerëson se pa kyçjen e opozitës nuk mund të kermi as ndryshim të kushtetutës e as reforma reale.

“Nëse flasim për ndryshim të Kushtetutës nuk mund të bëhet pa pjesmarjen e opozitës, sepse ndryshimi i kushtetutës kërkon një procedurë parlamentare me dy të tretat e votave të deputetëve dhe pa kyçje e opozitës nuk mund ta imagjinojm dot. Në fund të fundit vetë Kushtetuta për para se është akt juridik më i lartë i shtetit, paraqet edhe akt politik”, thekson Mersim Maksuti, profesor universitar.