BFI u përplas me Qeverinë


BFI akuzon Qeverinë për kontestet e pazgjidhura për denacionalizimin. Nga atje thonë se Qeveria është selektive dhe diskriminuese kur është në pyetje prona e BFI-së, ndërkaq thonë se Kisha Ortodokse është e favorizuar.

“Përveç problemin me denonacionalizimin e ngadaltë, selektiv dhe diskriminues të pronës vakëfe në dëm të BFI-së, duam që t’i theksojmë edhe problemet që BNFI i ka me organet shtetërore, të cilat e pengojnë kujdesin e saj dhe aktivitetin e përditshëm për mirëmbajtjen e objekteve fetare të cilat janë edhe trashëgimi kulturore gjatë së cilës jemi veçmas të prekur me moszgjidhjen e statusit të objekteve fetare në Llazhec, Manastir; Xhaminë e Husamedinit në Shtip dhe rekonstruimin e Xhamisë së Ali Pashës në Ohër për objektin e të cilit ekziston dokumentacion dhe donacion e cila shfrytëzohet me rëndësi për shkak të marrëdhënies burokratike të institucioneve shtetërore. Përkundrazi, MPB është e favorizuar dhe privilegjuar në çdo pikëpamje”, thuhet në letrën e dërguar në Qeveri.

Ndërkohë që nga ana tjetër Qeveria thotë se BFI-ja e ka kushtëzuar dhe e ka shantazhuar.

“Ky pushtet ekzekutiv asnjëherë nuk ka ndërmarrë hapa me të cilat do t’i manipulonte ndjenjat fetare ose do të përzihej në marrëdhëniet brenda komuniteteve fetare ose mes tyre. Në atë drejtim i hedhim poshtë të gjitha akuzat për favorizim të ndonjë komuniteti dhe të njëjtën e vlerësojmë si paushall dhe shumë tendencioz. Ne jemi shtet sekular, të drejtat fetare dhe liritë realizohen nëpërmjet besimit të ndërsjellë, dhe jo nëpërmjet kërcënimeve dhe ultimatumeve, thuhet në kumtesën e Qeverisë.