Besa e Tetovës dhe e Shkupit: Presim telefonatën e Zaevit
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se gjatë ditës ai do ti telefonon partitë që kanë marrë ofertën e tij për tu bashkangjitur në Qeveri dhe për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare, “Nezavisen Vesnik” kontaktoi dy krahët e Lëvizjes Besa për të mësuar më shumë se deri ku janë negociatat me kryeministrin në lidhje me këtë proces.
Krahu i Shkupit i Lëvizjes Besa nëpërmjet zëdhënësit Orhan Murtezani u shprehën se presin telefonatën e kryministrit Zaev për ti konkretizuar bisedimet dhe se në takimet e kaluar mes kryetarit të krahut të Shkupit Afrim Gashi me kryeministrin përveç për Ministrinë e Kulturës është biseduar edhe për disa çështje tjera mirëpo nuk konkretizoi se për çfarë.
Nga ana tjetër, krahu i Tetovës i Lëvizjes Besa përgënjeshtron zërat se nuk janë në bisedime ose jashtë lojës për kyçje në Qeveri. Nënkryetari i Besës nga Tetova Abdush Demiri për “Nezavisen Vesnik” tha se topi është në anën e kryeministrit Zaev duke shtuar se sot në ora 18:00 është caktuar mbledhja e organeve të partisë në Tetovë ku do të bisedohet rreth ofertës së kryeministrit. / Nezavisen Vesnik