Besa e Gashit: Kryeministri të tregojë se e ka brengën e shoqërisë multietnike


Lëvizja Besa me kryetar, Afrim Gashin e konsideron skandal  botimin me përmbledhjen e “poezive” me përmbajtje antishqiptare nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport. Ata presin që për këtë të reagojë Qeveria, sepse siç thanë në qoftë se nuk reagon atëherë ajo e mbështet këtë skandal.

“Lëvizja Besa me kryetarin e saj Afrim Gashi konsideron se skandali i botimit të përmbledhjes me “poezi” nga Agjencia për Rini dhe Sport në të cilën përdoret gjuhë diskriminuese dhe ofenduese kundrejt shqiptarëve nuk duhet të kalojë i pa ndëshkuar. Ndryshe, i bie që edhe Qeveria mbështet botimin e tillë. Në kohën që autori i poezisë heq dorë nga autorësia, në kohën që Drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport i rrudh krahët dhe luan në rolin se nuk e di se për çfarë bëhet fjalë ky është një shans që së paku kryeministri të dëshmojë se e ka brengën e shoqërisë multietnike, në të kundërtën i bije se të gjithë e mbështesin botimin e të ashtuquajturave poezi”, theksoi, Florina Emini nga Lëvizja Besa me kryetar, Afrim Gashi./nezavisen