Bejli: Koha e shpresës për Maqedoninë


Sot është koha e shpresës për Maqedoninë. Qytetarët janë me të drejtë të përqëndruar në lidhjet formale që e lidhin Maqedoninë me fqinjët e saj, me Evropën, SHBA-në, NATO-n, BE-në, janë të përqëndruar në Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë. Është arritur progres i rëndësishëm vitin e kaluar dhe në pritje jemi për lajme të mira nga Samiti i NATO-s javën e ardhshme.

Këtë e theksoi ambasadori amerikan Xhes Bejli në fjalimin e tij në festën me rastin e shënimit të 4 korrikut, Ditës së pavarësisë të SHBA-së, e cila u mbajt mbrëmë në hapësirat e Ambasadës amerikane.

Në fjalimin e tij, në prani të kryeministrit Zoran Zaev, shumë zëvendëskryeministrave dhe ministrave në Qeveri, deputetëve, liderëve të partive politike nga pushteti dhe opozita, përfaqësues të institucioneve të sektorit joqeveritar dhe nga korri diplomatik, ai u përqëndrua edhe në vlerat të cilat i lidhin të dy vendet.

“Popujt e dy vendeve tona e ndajnë dëshirën për sukses, sepse me mund punojnë. Duam ligjet tona të krijojnë  ambient të barabartë për të gjithë dhe duam fëmijët dhe nipërit tanë ta jetojnë jetën e mbushur me mundësi, liri dhe paqe”, porositi ambasadori Bejli.

Shënimi i 242 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së kaloi në shenjën e xhinsit, si prodhim autentik amerikan dhe brend që nga shekulli 19.

Tradicionalisht festimi ka përfunduar me fishekzjarr.