BDI: Zaev ka përkrahjen tonë për negociatat për emrin


Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani sot informoi partinë amë BDI për rrjedhën e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit. Pas mbledhjes e cila zgjati disa orë, Osmani kumtoi qëndrimin se Qeveria dhe kryeministri Zaev kanë përkrahjen e tyre të plotë për zgjidhur çështjen e emrit.

“Me kërkesë të kryetarit të BDI-së e informova kryesinë e partisë dhe liderin për rrjedhën dhe progresin e negociatave të Qeverisë me Republikën e Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Informova anëtaret e kryesisë dhe liderin Ali Ahmeti për pozicionet dhe qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë në negociata si dhe për sfidat kryesore të procesit , me ç’rast kërkova, dhe kryesia e BDI-së solli vendim për mbështetje të tërësishme të negociatave si dhe mbështetje për qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë . Nga këtu nisem drejt Qeverisë ku pres që kryeministri Zaev ti kumtojë rezultatet përfundimtare nga negociatat”, tha Osmani.