BDI: Taravari i mbanë të bllokuara qëllimisht shkollat, ja dëshmitë !


Duke qenë në pushimin vjetor që e ka filluar nga data kur është zgjedhur kryetar i komunës, duke qenë në pushimin veror që e ka filluar me fillimin e Verës dhe duke qenë i angazhuar si mjek jashtë çdo norme morale, etike dhe ligjore është më se e llogjikshme që Taravari nuk ka pasur kohë të jetë në rrjedha me punët dhe obligimet që ka si Kryetar komune. Akuza vjen nga BDI – Dega e Gostivarit, përcjell FLAKA.

Përgjigja e tij për fondet në arsim, thonë nga dega e këtij subjekti, është sa komike aq naive, është dëshmi e qart se Taravari edhe pas një viti qeverisje nuk arrinë të gjindet dhe të menaxhon me komunën e Gostivarit.

“Kontoja e prezantuar nga ai, konkretisht kontoja numër 401 është konto e shpenzimeve për rrogat dhe nuk ka të bëjë me shpenzimet për mirëmbajte të objekteve shkollore. Pagat për mësimdhënësit janë të siguruara nga bllok dotacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe është obligim ligjor që komuna të bëjë transferimin e tyre. Pagat e mësimdhënësve nuk deponohen me dëshirë dhe vullnet të Taravarit, por si kontribut për mundin e dhënë nga ana e mësimdhënësve”, thuhet në komunikatë.

Më tej në komunikatë, thuhet se “Si pasojë e papëgjegjësisë, mosdijes dhe inateve politike të Taravarit, sot shkollat e Gostivarit për herë të parë pas decentralizinit ndodhen në situatë të vështirë pa furnizim me energji elektrike, me llogari të bllokuara bankare dhe pa mjetet themelore për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor”.

Vitin paraprak, thonë nga BDI e Gostivarit, shkollave u janë lëshuar mbi 40 % më tepër mjete nga fondet e komunës, dhe kjo ishte arsyeja që procesi edukativ dhe arsimor zhvillohej normalisht dhe pa asnjë pengesë.

“Kërkuam publikisht të bëhet publike saldoja e bllok dotacioneve të transferuara në llogaritë bankare të shkollave, dhe hasëm në veshë të shurdhër. Dhe, siç mund të pritej, Taravari zgjodhi mashtrimin për t’u arsyetuar në opinion duke paraqitur dokumente që nuk kanë të bëjnë me mjetet financiare për mirëmbajtjen e objekteve shkollore dhe mbarëvajtjes së procesit edukativ dhe arsimor”, vazhdon kumtesa.

Sot, bëjmë publike dëshmi konkrete, thuhet në kumtesë, që tregojnë qart se vlera e bllok dotacioneve më datë 23/08/2018 është 13.156,175.00 dhe me datë 29/08/2018 është 11.460,297.00 respektivisht për 1.695,878.00 më pak, mjete këta të transferuara në institucion që udhëhiqet nga kuadro i VMRO së, e asnjë mjet për shkollat fillore dhe të mesme.

“Dëshmia konfirmon edhe njëherë që Taravari qëllimisht është duke mbajtur peng shkollat dhe me këtë duke bërë eksperiment me fatin e mijëra nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gostivarit”.

Në fund të kumtesës, BDI – Dega në Gostivar, nga Taravari nuk kërkon të kërkoj falje publike por kërkojnë të transferoj mjetet e ngelura, në llogari të shkollave, në vlerë prej 11.460,297.00. FLAKA