BDI me kandidat të vetin në zgjedhjet presidenciale


BDI do të del me kandidat të vetin në zgjedhjet presidenciale. Këtë e bëri të ditur zëvendës kryeministri Bujar Osmani, pas mbledhjes së kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël.

„Kryesija njëzëri vendosi që në këto zgjedhje BDI të garojë me kandidat të vetin. Në rast se ditëve në vijim do të krijohen kushte politike për ndonjë bashkëpunim eventual, atëherë kryesia e BDI-së e ka autorizuar kryetarin e partisë që të zhvillon bisedimet edhe me partitë politike shqiptare për eventualisht një kandidat të përbashkët, por edhe me partitë politike të komuniteteve tjera“, tha Osmani.