BDI: Dorëheqja e Ministrit Salijit, akt i larte moral dhe politik


Bashkimi Demokratik për Integrim, mohon zërat se dorëheqja e ministrit të drejtësisë Bilen Saliji, që vjen nga radhët e BDI-së të ketë si prapavijë rikonstruimin e qeverisë dhe zgjerimin e shumicës parlamentare. Sipas tyre dorëheqja është akt i lartë moral dhe politik. Ndërkohë nga LSDM-ja përshëndesin por nuk komentojnë dorëheqjen e Salijit.

“Dorëheqja e Ministrit Saliu është një akt i larte moral dhe politik, akt i cili siç tha vetë ai ka për qellim sensibilizimin e shoqërisë ne përgjithësi dhe gjyqësorit në veçanti, se e drejta selektive është burim i padrejtësisë dhe nuk ka më vend në shoqërinë tonë. Qeveria ka humbur një punëtor dhe frymëzues te zellshëm ne reformimin e gjyqësorit në kuadër te planit 369. Gjithashtu demantojmë spekulimet se i njëjti ka qene pjese e planifikimeve për ndryshime ne qeveri, përkundrazi poziciononi tij ka qene i padiskutueshëm për shkak te rezultateve ne implementimin e strategjisë për reforma ne gjyqësor”, thanë nga BDI./Alsat