Barazohen kushtet për investim të investuesve vendor dhe të huaj
Qeveria aprovoi informacion me të cilin barazohen kushtet për investim të investuesve vendor dhe të huaj dhe do të vlejë njëjtë për të gjithë investuesit në zonat zhvillimore teknologjike industriale dhe jashtë tyre.
Pas seancës së rregullt nga Qeveria sonte bënë të ditur se informacioni i aprovuar është për nevojën e sjelljes së masave të politikës industriale me të cilat nxiten investimet dhe konkurrenca në ekonominë e Maqedonisë, në suaza të Planit për rritje ekonomike.
Siç ka thënë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, bëhet fjalë për aktivitete nga Plani për rritje ekonomike në të cilin Qeveria disa muaj ka punuar në konsultim dhe përmes debateve me të gjithë faktorët ekonomik në shoqëri.
Qeveria e ka obliguar Kabinetin e Angjushevit të formojë grup pune për përpilimin e ligjit me të cilin sistematikisht do të rregullohen çështjet për mënyrën dhe procedurën për realizimin e masave për politikë industriale për nxitjen e investimeve dhe konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë