Aziri: Policia na e ka montuar rastin “Monstra”


Fejzi Aziri ka dhënë dëshminë për rastin Monstra. Ai tha se e ka kuptuar akuzën she se nuk ndjehet fajtor.

“Unë nuk kam lidhje me rastin. Policia na e ka montuar këtë rast. I kam treguar gjithë detajet se çfarë kam bërë atë ditë me minuta madje. Me të 12 prill të 2012 u zgjova herët. Merresha me bujqësi dhe blegtori. Kam fermë në Bilimbeg. Atë ditë herët u nisa për tek ferma dhe rrugës shkova pakëz tek vëllezërit në Gazi Babë. I mora ata dhe shkova në fermë. Në fermë kisha edhe punëtorëve të tjerë dhe u jepja instruksionet si të punojnë. Pastaj jam kthyer në shtëpi për tu përgatitur për gjykimin që e kisha për veprën që po e vuaj sot për armëmbajtje pa leje. 12 prill e kisha gjykimin në ora 10. Gjykimi ishte anuluar për shkak të disa ekspertizave. Rreth orës 11 përfundoi gjykimi. Në telefon më kishte thirrur gruaja. Tha një person me emrin Goran të kërkon. Ma dha atë në telefon. Bisedova me të. Ai më ka ndihmuar në fermë. Jeton në Rashtak. Ai ishte dëshmitar në gjykatë. I thash nëse bëhet fjalë për borxhin do ta paguajë shpejtë. Pastaj shkova tek makina ime Golf 3 e kuqe për t’u kthyer në shtëpi. Pastaj kam shkruar tek një firmë që ma përpilonte projektin për trafostacionin e fermës dhe përsëri u ktheva në fermë. Pastaj shkova deri tek një firmë me emrin Daf për t’ia paguar borxhin e rrymës që e kam shfrytëzuar përkohësisht. Atë ditë isha i veshur me kostum pasi rrallë vishesha ashtu, por pasi isha në gjykatë u vesha ashtu. Prej tek ferma kam shkruar tek komuna Ilinden pasi kryetari më kishte thirrur si investitor. Ndahej leja e 1000-të me radhë për ndërtim. Prezent ishin mediat dhe ministri i transportit Mile Janakievski dhe komshinjtë e mi që kanë fabrika në Bilimbeg. Aty qëndruam deri afër orës 16:00. Tek ferma kam qëndruar deri orës 20:00 dhe pastaj kur u terrua u nisa për shpi, por edhe shkova t’ia jap Goranit borxhin. Vazhdova nëpërmjet autostradës, kah qarkorja për në shtëpinë e Goranit në Rashtak. Ia dhash paratë Goranit, dhe vazhdova për në shtëpinë time”, ka deklaruar Fejzi Aziri, raporton SHENJA.

Fejziu tha se Alilin e ka djalë motre, Hakiun djalë vëllai ndërsa të tjerët nuk i njeh. Gjykatësi e pyeti Fejziun nëse mund ti gjejë punëtorët e tij për të dëshmuar.

Fejziut i tregoi emrat dhe tha se do të tentojë ti gjejë. Fejziut po rrëfen rrethanat e dënimit që po e vuan për armë.

Dëshmi në lidhje me “Monstrën” dha edhe Agim Ismailoviq. Klikoni KËTU për të lexuar dëshminë e tij në të cilën mes tjerash tregoi se ku ndodhet vëllai i tij i arratisur.