Autostrada “Arbën Xhaferi” i afrohet Shkupit edhe 14.5 km


Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se të premten do të inaugurohen edhe 14.5 kilometra të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin, transmeton Koha.net.

Ky segment i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit komunikon me qasjen në qendrën turistike të Brezovicës. Hapja e segmentit të kësaj autostrade, Babush-Bibaj të Ferizajt, do të bëhet të premten, më 22 dhjetor, në ora 11:00.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë të vendit, ndërsa prerjen e shiritit do ta bëjë sportistja më e njohur në botë nga Kosova, Majlinda Kelmendi.