Athina i’a dërgoi Shkupit notën verbale


Athina i’a dërgoi Shkupit Notën verbale,  konfirmojnë burimet diplomatike greke. Pas pranimit të notës verbale pritet edhe ndërrimi i emrave nëpër institucionet vendore. Kjo do të ndodhë pasi ndryshimet kushtetuese të shpallen në gazetën zyrare.

Në margjina të Samitit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, takim do të mbajnë Radmilla Shekerinska dhe Evangellos Apostollakis, ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe Greqisë. Nuk është përjashtuar mundësia, përveç që do të jetë takim për njohje, Apostollakis t’i propozojë Shekerinskës, që mu Greqia ta stërvitë ushtrinë e Maqedonisë. Në pallatin presidencial në Athinë sot u mbajt pritje për nder të korit diplomatik. Gjithsej 90 ambasadorë dhe diplomatë, mes të cilëve edhe ushtruesja e detyrës në Zyren për lidhje të R. së Maqedonisë në Greqi, Lidia Boshkovska, u pritën dhe përshëndetën nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopullos dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras.