ASH reagon ndaj skandalit të fundit: Qeveria e re me mendësi të Qeverisë së vjetër


Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me skandalin e librit me poezi të publikuar nga Agjencia për Rini dhe Sport me përmbajtje fyese ndaj shqiptarërve.

Më poshtë reagimi i plotë:

Dita e ditës qeverisja LSDM-BDI i ngjan asaj të BDI-së me VMRO-në. Skandali qe shpërtheu këto ditë me libra poezishë në Gjuhën Maqedone, që sponzorizohen edhe me paratë e taksapaguesve shqiptar nëpërmjet Agjensisë për Rini dhe Sport, ku në mënyrë të pahishme fyheshin dhe ofendoheshin protagonist shqiptar me kualifikime të ndryshme, si shprehja :shfaler, shiptar etj. Këto ofendime na e kujtojnë kohën e VMRO-se dhe BDI pikërisht me publikimin e Enciklopedise Maqedonase nga ana e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë ku fyheshin shqiptarët si njerëz të egër dhe të prapambetur.
Raste të tilla ka pasur shpesh edhe në përkthimet e librave në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku nga përkthimet joprofesionale janë bërë shpeshherë gabime qesharake.
I bëjmë thirje publike Qeverisë së RM-së BDI- të pëgjigjet publikisht për këto akuza, dhe të mbajë përgjegjësi politike. Kujtojmë opinionin së zëvendës Drejtor i Agjensionit për Rini dhe Sport është kuadër I Vesel Mehmedit i cili trafikoi votat e Aleancës për Shqiptarët për interesa të tyre personale, dhe ky rast tregon vasalitetin e tyre të përbashkët që skanë takat e as interesim të reagojnë për të tilla skandale ku ofendohen turpërisht shqiptarët.”, thuhet në reagim.