ASH kërkon përgjegjësi nga ministri i shëndetësisë për keqmenaxhim në Spitalin e Kumanovës


Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi nga ministri i shëndetsisë dhe drejtori i spitalit sepse siç thonë skandalet apo keqmenaxhimet e tyre godasin drejpërsëdrejti shëndetin e qytetarëve të Kumanovës dhe gjithandej Maqedonisë!

“Skandalet në ministrinë e Shëndetsisë nuk kanë të ndalur dhe e gjithë kjo vjenë falë keqmenaxhimit të Ministrit dhe të drejtorëve që kanë emëruar LSDM dhe BDI. Skandali i radhës vjen nga spitali i Kumanovës gjegjësisht reparti i fizioterapisë ku në këtë repart është i punësuar vetëm një mjek fizioterapeut Dr. Sllavço Filipovski por i njejti për momentin ndodhet në pushim vjetor deri më datë 06 gusht dhe se pacientët që vijnë për kurim duhet të presin me muaj ose duhet të bëjnë zgjidhje tjera nëpër spitale tjera qoftë private ose qytete tjera”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët-Kumanovë.