Asaf Ademi i BESËS merr detyrën e ministrit


Asaf Ademi edhe zyrtarisht ka marrë funksionin e ministrit të Kulturës. Ministri i deritanishëm Robert Allagjozovski sot ia ka lëshuar karrigen Ademit që vjen nga partia BESA

Ministri i ri gjatë pranim- dorëzimit të detyrës ka ardhur në shoqërim të aktorit Visar Vishka.

Deputetët e kanë votuar Ademin për ministër të ri në seancën e të premtes. Ndryshe, me rikonstruimin e Qerverisë është përfshirë edhe Ministria e Drejtësisë.