Arrestohet shkupjani, ka mashtruar 17 persona gjatë shit-blerjes së veturave


MPB ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale A.L (32) nga Shkupi për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale mashtrim të 17 personave gjatë shit-blerjes së automjeteve të përdorura.

Të arrestuarit i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Siç tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, A.L. mashtrimet i ka kryer në mënyrë të njëjtë gjatë periudhës nga muaji maj deri në korrik.