Arratisja e Gruevskit, policia shqiptare përgënjeshtron mediat serbe


Stuhia që ngriti largimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga vendi ka përfshirë edhe Shqipërinë, ose më saktë mediat serbe, me raportet se ish-kryeministri jonë, i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar, ka mundur të arratiset përmes Tiranës.

Sipas tyre, Gruevski kaloi kufirin maqedonas-shqiptar me një pasaportë të rreme, e pas kësaj është nisur me avion nga kryeqyteti ynë drejt Budapestit. Autoritetet e vendit tonë nxituan ta deklaronin që një ditë më parë se, ish-shefi i ekzekutivit nuk kishte kaluar nga ndonjë pikë kufitare, e kjo ngjalli dyshimet se mund të ketë përdorur një pasaportë bullgare, por Sofja e hodhi poshtë kategorikisht një mundësi të tillë.

Policia shqiptare këmbëngul se, nga Rinasi nuk është nisur askush me këtë emër. Ambasada hungareze në Tiranë, sakaq, e kontaktuar nga Top Channel, refuzoi të komentonte mbi situatën dhe mbi pretendimet se Gruevski është strehuar atje për një natë./tch