ARM me 125 ushtarë të rinj profesionistë


Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës së Republikës së Maqedonisë sot do të organizojnë ceremoni solemne për pranimin e 125 ushtarë profesionistë në radhët e Armatës.

Ceremonia do të mbahet në pllajën para godinës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së. Janë paralajmëruar fjalimet të kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev dhe ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.