Arifi: Në të ardhmen mund të jem Presidente


Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dje në një debat të organizuar para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës tha se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.

“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni” ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës. Ndërsa Kryetarja Arifi u përgjigj se tani nuk është por të ardhmes nuk i dihet dhe mund të jetë presidente.

“S’jam e shtetit, por në të ardhmen mund të jem”, ka deklaruar Kryetarja Arifi.

Ndryshe, Teuta Arifi është kryetarja e vetme e cila ka fituar dy mandate radhazi në historinë e Komunës së Tetovës.