Arifi: Mësuesja është vlerë themeltare e çdo shoqërie


Me rastin e ditës së arsimit shqip “7 Marsi”, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka bërë një gjest mjaft simbolik. Ashtu si tradicionalisht ajo filloi agjendën e sajë me vizitën tek mësuesja që i mësoi gërmat e para.

Në rrjetin social fejsbuk ajo shkruan:

Nuk kishte se të fillonte ndryshe agjenda ime, në ditën e arsimit shqip, pa vizitën tanimë tradicionalisht tek mësuesja ime e nderuar Mensure. Nuk duhet të harojmë kurrë njeriun që na mësoi ABC-në. Mësuesja është vlerë themeltare e çdo shoqërie. Falemnderit mësuese! Urime Dita e arsimit shqip!