Anulohet takimi i përbashkët liderësh për sot, Dimitrov do të zhvillon takime të ndara


Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në takime të ndara do t’i informon përfaqësuesit e kreut më të lartë shtetëror dhe partitë politike për bisedimet për emrin, kumtuan sot nga MPJ, transmeton Zhurnal.

Takim të liderëve për procesin e bisedimeve për emrin nuk do të ketë, vërtuan nga Qeveria.

Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov javën e kaluar paralajmëroi se pas negociatave për emrin në Vjenë, do të mbahet një takim me kreun shtetëror dhe liderët e partive më të mëdha.

Ai në Vjenë kishte takim me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotsijas dhe medijatorin e Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic.