Angjushev tregon se çfarë qëndrimi do të mbajë qeveria për çmimet e naftës


Nuk do të ketë ndryshme të metodologjisë për caktimin e çmimeve të derivateve të naftës. Edhe pse qytetarët dhe dy kompanitë më të mëdha tregtare me derivate, Makpetrol dhe Okta kërkojnë ndryshim të llogaritjeve që të ketë derivate më të lira, nga Qeveria thonë se do të mbetet sipas mënyrës së vjetër. Shkak për këtë është kontrata që të respektohet marrëveshja për shitblerje mes Oktas dhe Qeverisë së Lupço Georgievskit që është e vjetër thuajse 20 vite. E njëjta skadon kah mesi i vitit të ardhshëm.

Kuptohet, në këtë kontratë Qeveria ka marrë përsipër obligimet e veta që në vitin 1999. Ato obligime kemi qenë të detyruar t’i respektojmë. Dua vetëm të nënvizoj se qeveria i ka paguar 40 milionë euro dëmshpërblim kompanisë greke në vitin 2013 apo diku në vitin 2014. Ne si shtet serioz duhet doemos t’i respektojmë të gjitha obligimet nga marrëveshjet ndërkombëtare – tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Dy kompanitë e Maqedonisë, OKTA dhe Makpetrol konsiderojnë se në këtë kontratë duhet mënjanuar dispozia me të cilën në çmimin e derivateve përfshihen edhe shpenzimet për prodhim. Në Maqedoni nga viti 2012 nuk prodhohen derivate, por në çmim përllogariten shpenzimet e rafinerimit prej 27 dollarëve për një ton. Me këtë që në fuillim derivatet janë më të shtrenjta për 1.4 denarë për një litër. Nrdyshe, dje transportuesit me kamionë nga Makam Trans për Alsat M deklaruan se me çmimiet e larta të naftës, ata nuk janë konkurrentë në tregjet evropiane. Ata që në vitin e kaluar kanë kërkuar nga qeveria ndihmë financiare. Angjushev sot nuk saktësoi se kur qeveria do t’u dalë në ndihmë.

Ajo çfarë është paraparë me direktivat e BE-së dhe ajo çfarë është praktikë në të gjitha vendet e BE-së, duhet të bëhet praktikë edhe në Maqedoni – u shpreh Koço Angjushev- Zëv/kryeministër për çështje ekonomike.

Qeveria nuk synon të heq dorë as nga akciza e rritur për naftën, e cila është në fuqi nga 1 janari. Pushtetarët pohojnë se me paratë e mbledhura në këtë bazë, do të realizohen projekte në dobi të qytetarëve. Rritja e fundit e çmimit së karburanteve ndodhi mbrëmë në mesnatë, kur benzinat dhe dizeli u shtrenjtuan për dy denarë./alsat